Për shkak të punimeve ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “Skënderbeu”

Në rrugën “Skënderbeu” në qytetin e Gjakovës, respektivisht segmenti që ndodhet në afërsi të stacionit policor i cili fillon nga sheshi “Tom Lantosh”, janë duke u kryer disa punime infrastrukturore. Inxhinieri i këtij projekti tregoi se planet këtu janë që rruga të zgjerohet nga dy në katër korsi, si dhe të krijohen disa puseta që do të shfrytëzohen nga Keds, operatorët e tjerë të sistemit kabllovik dhe të gjitha kabllot e tjera ekzistuese.

Ai gjithashtu tha se kompanij

Ai gjithashtu tha se kompania e kontraktuar për t’i kryer këto punime ka kërkuar që rruga të bllokohet për qarkullimin e mjeteve motorike me qëllim që këto punime të kryhen sa më parë.

Rruga do të jetë e ndaluar për qarkullim nga sot e deri më datë 20 të muajit dhjetor.

Read Previous

​Nënshkruhet marrëveshja për krijimin e rrjetit të bibliotekave në Kosovë

Read Next

Fillon Fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Gruas” në Gjakovë