Mbrëmë në palestren e sporteve Shani Nushi në Gjakovë është zhvilluar derbi i javës së tetë i Superligës së Kosovës në Futsal ndërmjet Liburnit dhe klubit Prishtina 01 nga Prishtina.
Të dyja skuadrat kanë treguar gjatë gjithë përballjes lojë të mirë.
Pas një ndeshje dramatike deri në çastet e fundit pjesa e parë e lojës përfundoj pa asnjë gol. Edhe në pjesën e dytë sikurse Liburni ashtu edhe Prishtina u angazhuan që të shënojnë në portë.
Pas shumë përpjekjeve kjo ndeshje përfundoj me rezultat të ngushtë 3-2 në favor të vendasve.
Rikujtojmë se golashënues për Liburnin ishin: Arbër Dobroshi,Mentor Mejzini dhe Halim Selmanaj.
Edhe në këtë takim mungoi lojtari kryesor i klubit gjakovar Ramadan Alaj për shkak të një lëndimi për të cilin kryesia e klubit shpreson që të rikthehet sa më shpejtë në klub dhe ti ndihmojë ekipit në ndeshjet derbi që e presin klubin në dy përballjet e rradhës.
Liburni me këtë fitore tani ka 15 pikë të tubuara me 5 fitore,0 barazime dhe 2 humbje me golaverazh 34-18 me plus 16 gola dallim dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar kundër kampionit aktual Liqenit e cila ndeshje do të zhvillohet në Gjakovë.
Përndryshe javën e ardhshme Liburni udhëton në Prishtinë ku do të zhvilloj ndeshjen tjetër derbi kunder klubit Mabetex Prishtina me ç’rast përmbyllet edhe sezoni vjeshtor.
Kryesia dhe lojatrët e Liburnit janë shprehur se kjo fitore do të jetë edhe një motiv më i fortë per ndeshjen e radhes në Prishtinë.