Rrezikshmëria e duhanpirjes pasive

Tani ku po hyjm në stinën e dimrit dhe qëndrimi në ambiente të mbyllura është i domosdoshëm për shkak të temperaturave të ulëta ,një fakt shqetësues për shoqërinë tonë mbetet duhan pirja në këto ambiente. Gjatë qëndrimit në vendin ku konsumohet duhani jo vetëm që ballafaqohemi me tymin por edhe me substancat toksike që shkaktohen nga ai.

Pulmologu Flamur Marku thotë se personat që nuk janë duhanpirës janë më të rrezikur gjatë kohës kur qëndrojnë në këto ambiente dhe për këtë ai rekomandon që të shmangen vendet ku pihet duhani sepse pasojat në shëndet janë të shumta.

Qytetarët janë më të informuar se kurrë më parë për faktorët që promovojnë shëndetin dhe mirëqënien e tyre. Shumë prej tyre, duket se nuk e tolerojnë më të bëhen pre e pasojave që vijnë prej duhanpirjes pasive.

Duhanpirja është shkaku më i madh i sëmundjeve apo vdekjeve të parakohshme në vend, ndërkohë që studimet shkencore tregojnë se duhani është përgjegjës për rreth 80 për qind të rasteve të kancerit të mushkërive.

Read Previous

Rizvanolli: Marrëdhëniet me MCC-në amerikane nuk janë rrezikuar për asnjë moment

Read Next

Këta janë kandidatët e propozuar për bordin e Bankës Qendrore të Kosovës