Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus nga 1.823 testime.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.540 .
Në total numri i rasteve aktive është 428.