Parashikimi i motit për sot

sun shining down from a clouded sky with sunflare

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me diell.

Temperaturat minimale do të shënojnë ulje, deri sa ato maksimalet mbesin konstante me ditët e fundit.

IHK njofton se nuk parashihen reshje të asnjë forme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. 

/Telegrafi/

Read Previous

Tubimi përmbyllës i LVV-së – Hapësirë e sponsorizuar nga LVV

Read Next

Kosova në heshtje zgjedhore