Qindra qytetarë ishin mbledhur sonte në sallën sportive “Shani Nushi” në Gjakovë, në takimin përmbyllës të LVV-së. Krahas qytetarëve të pranishëm ishin edhe zyrtar dhe ministra nga Qeveria e Kosovës. Arbërie Nagavci ministrja e arsimit tha që qytetarët na dhanë besimin e ne atë besim do ta kthejmë në punë sepse Gjakova meriton më mirë.
Në këtë takim i pranishëm ishtë edhe Ministri i kulturës, Hajrullah Çeku i cili tha Gjakova është me fat që e ka Mimozën kandidate për kryetare.
Fjalimi përmbyllës ishte i rezervuar për kandidaten Kusari – Lila e cila tha jemi këtu të përcjellim zërin e të gjithve për ditë më të mira, ne të gjithë jemi të Gjakovës dhe si të tillë do të punojmë ta ngrisim Gjakovën.
Tubimi përfundoj duke ftuar të pranishmit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.