Në periudhën janar-tetor 2021 në Qendrën për Punë Sociale janë regjistruar 62 raste të divorceve

Që nga fillimi i këtij viti e deri në muajin tetor në Qendrën për Punë Sociale në Gjakovë janë regjistruar 62 divorce. Zyrtarja e shërbimeve sociale në këtë qendër, Elvane Shehu tha se këtu trajtohen probleme sociale mirëpo kur bëhet fjalë për divorcet prioritet dhe synim mbetet gjetja e një gjuhe të përbashkët në mes të çifteve për shkak të mirëqenies së fëmijëve. Përgjatë këtij viti kjo qendër ia ka dalë të pajtojë 5 çifte.

Shehu tregon se nga gjykata rastet kalojnë te menaxheri konkret i cili fillon procedurën e pajtimit  në bazë të shkaktarëve të ndarjes.

Sipas Shehut, në të shumtën e rasteve pas divorcit fëmija i takon nënës, për aryse të lidhjes më të fortë emocionale. Ndërsa nëse nëna deklarohet se nuk mund t’i mbajë fëmijët atëherë ata kalojnë nën përkujdesjen e babait.

Read Previous

Paracetamoli, disa nga shenjat e një mbidoze

Read Next

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s