Me shumë përkushtim dhe mund anëtarët e shoqatës ‘’Iniciativa e Pavarur e të Verbërve’’ në Gjakovë prezantuan sot punën e tyre që e realizuan gjatë një muaji në kuadër të projektit ‘’Më krijo mundësi që të tregoj aftësi’’. Mjeshtërisht ata kanë krijuar vargje dhe shkrime të ndryshme të cilat i kanë botuar në revistën “Fuqi e Fjalës”si dhe prezantuan punime dore nga më të ndryshmet të cilat janë vazhdimësi e punës së kësaj shoqate.
Ndërsa për të përkrahur punën e palodhshme të kësaj shoqate e pranishme ishte edhe Safete Gacaferi, kryetare e shoqatës së gruas ‘’Jeta’’ në Deçan. Ajo e vlerësoi lart angazhimin dhe krijimtarinë e tyre.
Gacaferi mes tjerash apeloi tek institucionet që të tregojnë përkrahje të vazhdueshme për këtë kategori pasi që ata kanë vërtetë nevojë për çfarëdo mbështetje qoftë financiare ashtu edhe morale.