Kurti sërish paralajmëron një pako të masave për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka paralajmëruar një pako të masave për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, si pasojë e ngritjeve të çmimeve të produkteve elementare.

Kreu qeveritar në mbledhjen e qeverisë, tha se kriza ekonomike globale po reflekton edhe në Kosovë, si pasojë e importit të madh.

“Pasojat në ekonominë globale po e afektojnë edhe Kosovën në ngritjen e çmimeve. Si vend importues Kosova nuk mund të bënte përjashtim. Në vizionin tonë për ekonomi po angazhohemi në nxitje të investimeve në kapacitetet prodhuese, fushata për fajësimin e qeverisë mund të ketë vetëm efekt për manipuluesit. Po punojmë nga sot dhe ditët në vijim për një pako masash”, tha ai.

Read Previous

Kapet duke transportuar emigrantë të paligjshëm në Kosovë, arrestohet 19 vjeçari në Kukës

Read Next

Kryqi i Kuq, dega në Gjakovë asiston me transport tri familje deri tek qendra e vaksinimit