Themelet e forta të një tradite shumëvjeçare për përpunimin e armaturës sot po përcillen nga vëllezërit Kamberi. Në qytetin e industrisë, traditës e investimeve kapitale në Gjakovë falë punës së palodhshme të Labinot e Besfort Kamberit pas 32 vitesh përvojë të dëshmuar në tregun e punës është rritur kapaciteti i përpunimit të armaturës sepse tani kjo kompani ka zgjeruar veprimtarinë. “Rrugëtimi deri këtu nuk ishte i lehtë por falë bashkëpunimit e besimit ne ja dolëm që ta rrisim kualitetin e punës”, tha Kamberi kur ju drejtua atyre qe kishin ardhur për t’i përgëzuar për këtë nismë.
Projektet madhore të cilave prapa ju qëndron kompania RRONIFER nuk ndalen. Kështu ka thënë Gent Lajqi, teksa ka përmendur disa nga veçoritë e kësaj kompanie.
Të gjithë të pranishmit patën mundësi të hynë brenda dhe të shohin nga afër punën kolosale që është bërë në kompaninë që sukseshëm po e vazhdon rrugëtimin në tregun vendor dhe evropian.