Kriza energjitike në vendin tonë ka bërë që shumë qytetarë të mendojnë për ngrohjen në sezonin dimror që po afrohet. Shumica prej tyre thonë se ende e përdorin si lëndë për ngrohje drurin, por që ankohen për çmimin e lartë. Një shitës tha që çmimi i drunjve për këtë vit është nga 40 deri në 45 euro për metër.
Qytetarët që përdorin këtë lloj ngrohje thonë që çmimi është tejet i lartë, duke marrë parasysh kushtet ekonomike dhe të ardhurat e shumicës së familijeve në vendin tonë.
Ka edhe qytetarë që mendojnë që ngrohja me dru është më e shëndetshme sesa mënyrat e tjera të ngrohjes.
Ndërkohë përkundër rritjes së çmimit të lartë të imporitit të energjisë elektrike zyra e rregullatorit për energji në Kosovë nuk e ka lejuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët. Qytetarët mbesin me shpresë që të mos ketë reduktime të rrymës sidomos gjatë sezonit të dimrit.