Selakoviq: Hyrja e Njësisë Speciale në veri provokim për serbët

Vendimet e ligjshme të institucioneve të Kosovës, për të realizuar operacione në luftim të kontrabandës dhe krimit të organizuar, ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq i ka quajtur provokime për serbët.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për zhvillimet në Kosovë, ai ka thënë se veprimet e institucioneve të Kosovës janë të rrezikshme.

“Hyrjet e formacioneve të policisë nga Prishtina të përbëra vetëm nga shqiptarët në veri të Kosovës në pretekste dhe motive të ndryshme dhe me përdorimin e forcës së shtuar janë provokime që kanë potencial shumë të rrezikshëm për të destabilizuar gjendjen tanimë sensitive tanimë në teren. Qëllimi i hyrjeve të fundit të forcave speciale të Prishtinës në veri të Kosovës ishte provokim i serbëve, për të provokuar Beogradin për të reaguar ngutshëm në një mënyrë. Është e dukshme që me lëvizje të tilla Prishtina ka për qëllim të shlyejë 10 vite të dialogut e cila është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështje të hapura”, ka thënë ai.

Megjithatë, në mesin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që ishin pjesë e një operacioni në disa komuna te Kosovës, ishin edhe serbët. Në çështjen hetimore kishte edhe gjyqtar e prokurorë serb, gjithashtu të arrestuar ishin gjashtë shqiptarë, një serb dhe një boshnjak.

Operacioni i Policisë së Kosovës në luftim të kontrabandës përveç në veri të Mitrovicë është zhvilluar edhe në disa komuna të tjera.

Read Previous

Hoxhaj reagon ashpër: UNMIK-u në Këshillin e Sigurimit ishte zëri i Serbisë

Read Next

Osmani në OKB për Serbinë: E kemi kancerin në zemër të Europës