Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë po vazhdon të trajtojë pacientët e infektuar me Covid-19.
Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, të hospitalizuar janë 5 pacientë të cilët kanë rezultuar pozitiv me këtë virus.
Me CPAP maskë dhe me respirator nuk ka pacientë, ndërsa me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë.
Të gjithë pacientët e konfirmuar pozitiv me Covid-19 janë nga Shqipëria.