Gjini: Aksioni në veri lidhet me zgjedhjet, luftimi i kontrabandës pret edhe katër ditë

Kryetari në detyrë i Gjakovës, Ardian Gjini, thotë se aksioni që të mërkurën u zhvillua nga Policia e Kosovës në veri të vendit, ndërlidhet me zgjedhjet lokale që mbahen të dielën e 17 tetorit.

Sipas tij, Kosova ka të drejtë ta ushtrojë sovranitetin e saj, por “nëse provon që me muskuj të huaj të vendos rend dhe ligj, dështimi lë pasoja të mëdha”.

“Të gjithë e dimë se Kosova ka të drejtë të veprojë me tabelat ashtu dhe ta luftojë kontrabandën, mirëpo ajo fjala “që të kesh të drejtë nuk mjafton” duhet të jetë gjithmonë prezente ne qeverisje për shkak se jo gjithmonë këto veprime janë të thjeshta dhe mund të merren sikur Kosova të ishte një vend që e ka stabilizuar shtetësinë e vet për një kohë shumë të gjatë”.

/Shqip.com/

Read Previous

Kurti priti mbrëmë në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it

Read Next

​KMDLNJ reagon ndaj deklaratave të Borrell