Mbi një mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktualisht në Kosovë janë një mijë e 51 raste aktive me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin e fundit bëri të ditur se asnjë person nuk ka vdekur nga COIVD-19 në 24 orëshin e fundit, ndërkohë që janë 35 qytetarë që kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Në bazë të këtij raporti prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më tani në Kosovë janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës.

Ndërsa 641.772 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /KP/

Read Previous

Moti sot në Kosovë

Read Next

Falsifikonte dokumente për shmangie nga tatimi, arrestohet i dyshuari