Është rruga ‘Fehmi Agani” në afërsi të shkollës “Zekeria Rexha” në qytetin e Gjakovës. Ndryshe kjo shkollë ka numrin më të madh të nxënësve në të gjithë komunën e Gjakovës. Në këtë rrugë kalojnë kamionë dhe autobusë gati cdo 2 minuta edhe pse egzistojnë shenjat e komunikacionit që ju ndalojnë këtyre të fundiit të qarkullojnë nga kjo anë. Janë disa rrugë alternative që kamionët e autobusët mund të përdorin por ata zgjedhin rrugën më të shkurtër e që është rruga më e frekuentuar nga nxënësit. Drejtori I shkollës së mesme të ulët “Zekeria Rexha” tha që kjo është një problematikë e madhe, ai shtoi që sigurimi I shkollës edhe pse ka detyra të tjera I ndihmon fëmijët të kalojnë në vendkalimin e këmbësorve për shkak të fluksit të madh të automjeteve.
Prindërit për shkak të rrugës tejet të ngarkuar nga kamionët e autobusët detyrohen që ti përcjellin dhe ti presin fëmijët e tyre sepse sic thonë ata kjo rrugë paraqet rrezikshmëri të lartë për fëmijët e tyre.
Ne kërkuam nga drejtoria rajonale e policilë në Gjakovë të dimë se a po monitorohet kjo rrugë dhe komandaniti I stacionit policor në Gjakovë Milazim Lumi përmes telefonit tha se është lëshuar urdhëresa për të gjitha patrollat që të monitorojnë këtë rrugë. Nga njësia e trafikut janë shqiptuar gjobat ndëshkuese për ngasësist e kamionëve dhe autobusëve të cilët e kanë të ndaluar të qarkullojnë në këtë rrugë. Dhe për të gjithë ngasësit që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit merren masat ndëshkuese konform ligjit. Policia e Kosovës përmes planeve operative mundohet të ofroj jo vetëm sigurinë e nxënësve në trafik por të gjithë qytetarëve në përgjithësi.