11 tetori është përcaktuar si Dita Ndërkombëtare e Vajzave nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 2012. Pikërisht për këtë ditë të shënuar ne ishim në terren për të pyetur disa nga qytetarët e komunës së Gjakovës sesi e vlerësojnë pozitën e vajzës në familje dhe shoqëri.
Është e drejtë e vajzave të vendosin të edukohen, të arsimohen mbi të gjitha të ngrenë zërin për çdo padrejtësi që ju bëhet tha dikush tjetër.
Në drejtimin për barazi gjinore është punuar por duhet punuar akoma, thotë një tjetër vajzë.
Ideja në tërësi e kësaj dite të shënuar është që të lëshojë mesazhin në botë se të drejtat e vajzave duhet respektuar dhe se zëri i tyre duhet dëgjuar.