Merz: Trump të mos krijojë surpriza gjatë takimit me Putinin në Kinë
Shqipëria ka nisur përgatitjet për sfidën ndaj Polonisë që për kuqezinjtë do të jetë si një finale në garën për vendin e dytë në grupin I kualifikues të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022, pozicion që i çon kuqezinjtë për herë të parë në histori në fazën play-off. Rëndësia e kësaj sfide është shumë e madhe jo vetëm për dy përfaqësueset Shqipërinë dhe Poloninë por edhe për UEFA-n që ka zgjedhur për të vendosur drejtësi në këtë duel një prej arbitrave më të mirë në qarkullim për momentin. UEFA ka caktuar gjyqtar kryesor për sfidën e sotme në mbrëmje në Air Albania francezin Clement Turpin.
CV-ja e 39-vjeçarit nga Oullins flet vetë dhe nuk ka nevojë për shumë koment me Turpin që ka qenë pjesë e klasës së gjyqtarëve të zgjedhur nga UEFA për Euro 2020 teksa vendosi drejtësi në takimet e fazës së grupeve Uells-Zvicër dhe Rusi-Danimarkë ndërkohë që sëfundmi në rang kombëtaresh ka gjykuar sfidën kualifikuese të Katar 2022 Kroaci-Slloveni.
Turpin në kampionatin francez në këtë fillim sezoni ka vendosur drejtësi në shumë sfida me peshë përfshirë duelet e fundit PSG-Lyon 2-1 dhe Monaco-Bordeaux 3-0 si dhe në sfidën e grupeve të Championsit Atalanta-Villareal që përfundoi në barazim 2-2 takim në të cilin nxori nga xhepi 5 kartonë të verdhë dhe një të kuq.
Në sfidat e ekipeve përfaqësuese Turpin ka një mesatare prej 3 apo 4 kartonësh të verdhë për ndeshje ndërkohë që nga xhepi ka nxjerrë shpesh edhe kartonin e kuq. Asistentë të 39-vjeçarit në ndeshjen Shqipëri-Poloni do të jenë, Danos, Gringore dhe Bouqet ndërsa në VAR, Jeroma Brisard dhe Amaury Delerue./supersport/Top-Channel