Trajneri i KF Vëllaznimi Granit Begolli ka dhënë dorëheqje derisa lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.
Begolli nuk ka dhënë arsye të largimit.
Granit Begolli e morri drejtimin e Vëllaznimit para fillimit të këtij edicioni.
Më poshtë keni postimin e plotë të Granit Begollit në Facebook:
Përshendetje të gjithve,
Deshta të ju informoj që nga sot nuk do të jem pjesë e KF VLLAZNIMIT, kam dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit.
Së pari duhet të falemnderoj qytetin e Gjakovës për mikpritjen dhe sjelljen shumë korrekte ndaj meje, poashtu dua të falemnderoj tifozët për mbështetjen, bashkëpuntorët e mi Luan Tabakun, Valon Kasapin, Daim Xhepen dhe të tjerët që punuan në klub. Mbi te gjitha, dua ti falemnderoj futbollistët që ishin fantastik gjatë kësaj kohe sa kaluam se bashku, sepse pa ta unë si trajner nuk do të kisha këto rezultate.
Mirupafshim Gjakovë!