Prizreni është një qytet turistik që gjallëria nuk i mungon falë dinamikës që krijohet nga lëvizjet e vendasve por edhe vizitorëve. Mirëpo ka një tjetër arsye pse ne ishim në këtë qytet, të kuptojmë sesa rëndësi i kushtohet hapësirave të gjelbëra. Dy prej qytetarëve u shprehën të kënaqur me investimin që është bërë në këtë fushë. Ata thanë se po i kushtohet rëndësi e merituar mjedisit në përgjithësi.
Një tjetër pikë e frekuentuar në Prizren është edhe parku kryesor. Me rreth dy hektarë tokë, kjo hapësirë thuhet se i posedon të gjitha kushtet për rekreacion. Përfshirë këtu, ulëset, shtegun për vrapim, ecje, restaurantet dhe këndin e lojrave për fëmijë.
Drejtori në detyrë i Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, na tha se temat që e kanë në fokus mjedisin i trajtojmë me prioritet. Madje ai tregoi specifikisht se vlera e një kontrate arrin në 1 milion e 100 mijë euro.
Nga ana tjetër Zyrtari për mjedis, Galip Belallari, ka treguar se janë mbjellë mbi 50 mijë lule sezonale.
Krijimi i hapësirave gjelbëruese me qëllim që t’i shtojmë hijeshinë qytetit por edhe të kontribuojmë që të kemi një ambient më të pastër është synimi jonë, thanë zyrtarë të këtij dikasteri.