10 tetori shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor

Çdo 10 Tetor që prej vitit 1992 shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor, ditë kjo e cila ka në fokus ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin lidhur me shëndetin e mendjes. Ka shumë faktorë të cilët luajnë një rol kyç në shëndetin mendor për të cilët më shumë na njofton psikiatri, Bekim Radoniqi.
Psikiatri Radoniqi potencoi se depresioni i moshave të reja kategorizohet si një nga sëmundjet më të shpeshta të shëndetit mendor.
Tashmë dhe pandemia COVID-19 ka nxjerrë në pah shëndetin mendor si një rrezik i cili po zhvillohet më tej në aspektin e çrregullimeve mendore thotë doktori Radoniqi.
Përmes ekspeditave të përvjetshme dhe mediave të shkruara ne e bëjmë më të afërt qasjen tonë ndaj pacientëve tha mjeku Radoniqi duke cituar dhe sloganin e këtij viti.

Edhe doktoresha Henrijeta Pula foli për rëndësinë e kujdesit të shëndetit mendor. Psikoterapeutja Pula na njohu dhe me disa nga problemet më të shprehura të shëndetit mendor tek fëmijët dhe adoleshentët.
Përpjekja për të qëndruar i shëndetshëm mendërisht mund të jetë e vështirë dhe nuk funksionon gjithmonë por biseda me specialistët dhe lirimi emocional janë rruga më e mirë ka shtuar në fund doktoresha Pula.

Read Previous

Shala: Fshatrat e Gjakovës, prioritet për LDK-në – KRONIKË ZGJEDHORE

Read Next

​Legjenda e Milanit bëhet president i klubit të njohur evropian