Banorët e fshatit Rogovë të shqetësuar për deponinë ilegale të mbeturinave

Deponia e mbeturinave inerte në Rogovë të Hasit pas pastrimit total po krijohet përsëri nga banorë të papërgjegjshëm të cilët po hedhin mbeturinat në një zonë që nuk është deponi legale. Banorët e kësaj ane janë të shqetësuar për mbeturinat që gjenden afër rrugës kryesore që të dërgon në Rogovë.

Shqetësimi i banorëve është i madh sepse një deponi në dimensione të tilla mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme tek banorët e fashatit.

Në lidhje me këtë problematikë ne përmes telefonit kontaktuam me menaxherin e operativës në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave, “Çabrati” Xhelal Bellaja i cila tha që kompanija nuk ka kapacitete për largimin e mbeturinave inerte dhe e njejta nuk është e kontraktuar nga komuna për veprime të tilla.

Read Previous

Kurti: Lëvizja Vetëvendosje është zgjidhja optimale për probleme reale- E SPONSORIZUAR

Read Next

Shala: Fshatrat e Gjakovës, prioritet për LDK-në – KRONIKË ZGJEDHORE