Telegrafi ka krijuar një sondazh, në të cilin qyetarët mund të votojnë se kë preferojnë për të zgjedhur kryetar të ardhshëm në komunat e tyre.
Sot ky sondazh përfshiu dhe komunën e Gjakovës bashkë me kandidatët e saj, nga rezultatet e deritanishme është publikuar se kandidatja Mimoza Kusari-Lila nga LVV prin me 52%, pas saj renditet kandidati Ardian Gjini nga AAK me 27%, me 10% renditet i treti Teki Shala nga LDK, Arbënesha Kuqi nga PDK me 7%, Ferdinand Kolaj nga PSHDK me 3% dhe Fazli Hoxha nga NISMA me 1% është rënditur i fundit.
Më 14 tetor do të mbyllen të gjitha sondazhet, ku pastaj në një lajm do të përmblidhen rezultatet finale. Për të votuar dhe shikuar të gjitha sondazhet, klikoni këtu.