Qyetatarë të shumtë janë parë sot në qendrën e vaksinimit “Fehmi Agani” në Gjakovë. Kryesisht janë duke u administruar me doza dyta të vaksinës anti-covid. Procesi po shkon sipas planifikimeve dhe deri më tani në komunën e Gjakovës mbi 86 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë, kështu është shprehur Gjon Komani mjek në këtë qendër.
Qytetarët që takuam në qendrën e vaksinimit janë duke u vaksinuar kryesisht me dozën e dytë të vaksinës anti-covid. Disa thonë se po ndjejnë obligim për t’u vaksinuar e disa po bëjnë apel për të shfrytëzuar mundësinë e vaksinimit.
Përgjatë kësaj jave në këtë qendër janë administruar gjithsej 728 doza të para dhe 3284 doza të dyta të vaksinës anti covid.