Pjekja e rakisë është traditë shumë vjeçare në fshatin Molliq të komunës së Gjakovës. Faton Quni i cili merren me këtë veprimtari thotë së është një proces i ndërlikuar që kërkon përkushtim dhe në të njejtën kohë sjellë edhe kënaqësi, sidomos kur përfundon procesi dhe të gjithë burrat e fshatit mbledhen për ta shijuar produktin e përfituar.
Këtë vit cilësia e rrushit ishte shumë e mirë, prandaj synohet edhe për një raki të përpunuar mirë thotë Quni.
Pasi përfunduan gjithë procesin e nxerrjes së rakisë, mikëpritja në shtepinë e Qunit nuk mungoj dhe ishte e ngrohtë. Në bisedë e sipër mësuam nga Sadik Qunin edhe procesin se si është përpunuar rakia kohë më parë.
Rakia është e lidhur thellë me traditën shqiptare dhe si e tillë ajo prodhohet nëpër shumë ttreva të Kosovës, herë profesionalisht e herë në mënyrë artizanale.