Fshati Bitesh pothuajse i harruar nga institucionet

Mungesa e Ujësjellësit, energjisë elektrike, ndriçimit, asflatit, mungesa e përkrahjes së bujqëve dhe fermerëve, janë disa prej problemeve me të cilat ballafaqohen banorët e fshatit Bitesh të komunës së Gjakovës. Ata shprehen se janë prej taksapaguesve më të rregullt dhe se kanë marrë premtime nga të gjithë funksionarët komunal që nga paslufta dhe asnjë nuk është realizuar përveq asfaltimit të një pjese të rrugës të këtij fshati.

Këto probleme kanë bërë që banorët të largohen nga fshati për një mirëqenie ma të mirë për veten dhe për familjet e tyre.

Apeli i këtyre banorëve është që mos t’i lënë menjanë pasiqë janë edhe kontributdhënës për vendin dhe të njëjtit meritojnë të gëzojnë trajtim të barabartë si të gjithë fshatrat tjerë.

Read Previous

​Abazi: Kosova duhet të trajtohet e barabartë në dialogun me Serbinë

Read Next

Kuqi: PDK në mbështetje të bizneseve private – KRONIKË ZGJEDHORE