Viti 2021 ka sjellë nje interesim të madh të punësuarëve në krahasim me vitin e kaluar sidomos të gjinisë femrore në Qendrën e te punësuarëve në Gjakovë. Gjatë këtij viti numri i punëkërkuesve aktiv është 5721 nga të cilat 2380 janë femra. Udhëheqësi i zyrës për punësim në Gjakovë, Kujtim Dula shprehet se punëkërkuesit tashmë kanë arritur të vetëdijësohen dhe vazhdimisht regjistrohen këtu.
Dula gjithashtu ka shtuar se profesionet më të kërkuara janë: rrobaqepësia, ndërtimtaria e disa të tjera.
Aktualisht në këtë Qendër janë të prezantuara 149 vende të lira.