Është mbajtur tryezë diskutimi mbi projektin “Rritja e pjesëmarrjes në arsimin cilësor paraashkollor dhe mbulimi i imunizimit tek komunitetet rom ashkali egjiptian”, në komunën e Dragashit dhe Gjakovës. “Bethany Chrsitian Services” në Kosovë me mbështetjen e USAID-it dhe UNICEF-it ka mbledhur përfaqësues të lagjeve të këtyre komuniteteve, për të diskutuar mbi sfidat që këta persona kanë në dy temat e lartë përmendura. Berat Thaqi nga “Bethany Christian Services” njoftoi të pranishmit mbi komponentët kryesor të këtij projekti.
Ndërkaq përfaqësuesja e Drejtorisë së Shëndetësisë në këtë takim Dafina Kazazi Olloni paraqiti shifrat e vaksinimit tek komunitetet që nga fillimi i procesit.
Ndërsa përfaqësues të UNICEF-it theksuan domosdoshmërinë e projekteve të këtilla.
Përfaqësues të lagjeve nga komuniteti RAE, patën mundësi të diskutojnë më gjerësisht rreth problematikave që i preukupojnë ata në edukim dhe procesin e vaksinimit, në mënyrë që bashkë me zyrtarët e pranishëm dhe përfaqësuesit e projektit të gjejnë zgjidhje të përbashkët.