Protestuesit serbë kanë liruar urën mbi Liqenin e Ujmanit, ndërsa kanë zhvendosur kamionët në një korsi të rrugës.
Ura tashmë është e lirë për qarkullim, ku edhe kanë kaluar ushtarët e KFOR-it, transmeton Telegrafi.
Tashmë ka mbetur edhe një barrikadë pa u liruar e cila është disa metra afër kufirit.
Situata raportohet të jetë e qetë në këto momente, derisa ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë me patrullime në pikat kufitare. /Telegrafi/