Limaj reagon për zhvillimet në veri: Të jemi unik për këtë temë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit.

Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook se institucionet e vendit e kanë mbështetjen e plotë të tij.

“Me vëmendje po përcjell zhvillimet tash e disa ditë në veri të vendit. Ku serbët lokalë të direktuar nga Beogradi zyrtar po mbajnë të bllokuara pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak dhe po nxisin tensione. U shprehi mirënjohjen time djemve tanë të uniformuar të cilët tash e sa ditë janë në krye të detyrës”.

“Institucionet e Kosovës e kanë mbështetjen time të plotë në funksion të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara. I bëj thirrje të gjithëve që të jemi unik në këtë temë dhe secili të përmbahet nga veprimet që mund të çojnë në tensionim të mëtejmë të situatës. Po ashtu, ftoj shtetet mike të Kosovës që të ushtrojnë presion mbi Beogradin zyrtar që të t’i ndal veprimet që cenojnë sovranitetin e vendit tonë.” – Fatmir Limaj”, ka thënë Limaj.

/KlanKosova.tv/

Read Previous

Pronarëve në Britaninë e Madhe nuk do t’u lejohet të marrin bakshishet

Read Next

Bitcoinit i bie vlera pasi Kina i shpall të gjitha kriptovalutat ilegale