Agron Muçaku kthehet me tri medalje nga Kampionati Ballkanik i atletëve veteran

Ish atleti gjakovar, Agron Muçaku, ishte pjesëmarrës në kampionatin e 30-të Ballkanik të Atletëve Veteranë, të mbajtur në qytetin e Korçës. Muçaku tregon se janë ftuar nga Republika e Shqipërisë si reprezentues të shtetit të Kosovës si mysafir. Mirëpo pas diskutimeve dhe vështirësive të shumta shtetet anëtare të komitetit ballkanik të atletëve veteran, e kanë pranuar Kosovën si anëtare zyrtare të këtyre garave.

Muçaku nuk u kthye duarbosh nga Korça. Ai i fitoi tri medalje, një të artë në disiplinën e trehapëshit dhe dy të agjendta në atë 100 dhe 400 metra vrapim me pengesa.

Për të nderuar dhe përgëzuar Muçakun për kontributin e tij, qytetarët e Gjakovës u mblodhën mbrëmë në parkun “Ali Podrimja”. Një nga pjesëmarrësit tha se njerëz të tillë janë krenari e qytetit.

Kujtojmë se Muçaku është rekorder në nivel Kosove që nga viti 1986, disiplinën 100 m me pengesa dhe 400 m me pengesa.

Read Previous

Haxhiu takon udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë

Read Next

MPB sugjeron qytetarët që t’i shmangin këto dy pika kufitare