Kandidatët për këshilltar komunal nga radhët e Partisë Shqipëtare Demokristiane, të prirë nga kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës, Ferdinand Kolaj, u mbledhën në shtegun e ecjes dhe të çiklizmit. Fushatën e sotme zgjodhën që ta zhvillojnë nëpër shtigjet e ecjes që të dërgojnë nga Çabrati në Jahoc. Kjo parti theksoi se arsyeja e këtij aktiviteti është promovimi i rëndësisë së ecjes. Prioritet në programin e tyre qeverisës do të jetë krijimi i sa më shumë ambienteve të tilla, tha Kolaj.
Kolaj premtoi se në qeverisjen e tij në kuadër të projekteve do të jetë edhe zhvillimi i agroturizmit.