Muaji shtator njihet si periudha kur fillon pjekja dhe vjelja e rrushit. Kjo është vreshta e familjes Frrokaj nga fshati Planqor i komunës së Gjakovës. Po bëhen më shumë se 15 vjet që kur Besniku ka të mbjellura variatete të ndryshme të rrushit në hapësirë prej 1.5 hektarë tokë.
Ai na tregoi se pjekja e secilit variatet të rrushit bëhet në periudha të ndryshme.
Ajri i pastër, qëndrimi dhe puna në këto vreshta të mbushin plotë jetë thotë Besniku i cili së bashku me familjen e tij vazhdojnë të kujdesen për kultvimin sa më cilësor të rrushit. Kjo veprimtari sipas tij krahas anagazhimit kërkon edhe pasioni ndaj këtij fruti.
Shitjen e rrushit e bën në afërsi të vreshtës së tij.
Besniku ka theksuar se në vitin e kaluar vreshta e tij ka pësuar dëme si pasojë e breshërit. Në atë kohë ekspertët e kanë vlerësuar dëmin në vlerë prej 10 mijë euro. Mirëpo sipas tij këtë vit Ministria e bujqësisë ka bërë pagesën vetëm 1 mijë e 100 euro si dëmshpërblim, shumë kjo e cila është shumë e vogël krahas vlerësimit të dëmit që ai ka pasur.
Andaj Besniku kërkon nga institucionet përgjegjëse që të mbështesin më shumë këtë sektor të bujqësisë dhe se qëllimi i secilit vreshtar është që rrushi vendor të futet sa më shumë në treg.