85 persona janë helmuar nga ushqimi në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës.
Deri tek helmimi dyshohet të ketë ndodhur pasi një familje kishte porositur ushqim për këta 85 persona që kishin marrë pjesë në një të pame me 3 shtator të këtij viti.
Flamur Kadriu drejtor i Drejtoratit për Shërbimin Publik brenda Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë për Sinjalin se lokali nga i cili janë furnizuar me ushqim është mbyllur.
Tutje ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, pra me datën 3 të këtij muaji.
“Edhe pse raporti përfundimtar nuk është marrë prej inspeksionit sanitar, mirëpo po, e konfirmoj që është mbyll restoranti, faktikisht lokali nga i cili janë furnizuar në fshatin Trudë një numër i qytetarëve”
Inspeksioni sanitar me të marrë lajmin kanë shkuar edhe në fshat edhe nëpër qendrat familjare mjekësore dhe e kanë mbyllur restorantin në të cilin janë furnizuar.
Sipas infoimatave preliminare me datën tre të këtij muaji është zhvilluar ngjarja”, ka thënë
/GazetaSinjali/