Shqetësues është fakti se numri i personave të infektuar me virusin covid-19 dita-ditës është duke u rritur. Kjo është një ndër arsyet që po i shtyn ata për në qendrën e vaksinimit “Fehmi Agani” në Gjakovë. Krejt kjo me qëllim që të imunizohen. Doktoresha e këtushme Hana Domi, ka thënë se në raport me muajin e kaluar këtë muaj dukshëm është rritur numri i atyre që kërkojnë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për vaksinim.
Se situata është e rënduar këtë po e pohon edhe një infermiere, madje ajo bëri apel që të gjithë të marrin vaksinën e cila shërben për të rritur sistemin imunitar.
Pavarësisht marrjes së vaksinës sërish nga mantelbardhët kërkohet kujdes maksimal, ata rekomandojnë që të gjithe personat që akoma nuk janë vaksinuar të aplikojnë online në platformën e-kosova ose të drejtohen në qendrën “Fehmi Agani” në mënyrë që të ndihmohen për ta kryer këtë procedurë e cila është e domosdoshme për tu vaksinuar.