Blerja më e shtrenjtë e Arsenalit në këtë verë, Ben White nuk do të luaj sot kundër Chelseat.
Mungesa e mbrojtësit anglez është një tjetër lajm i hidhur për skuadrën e Arsenalit, pasiqë në ndeshjen derbi që kjo skuadër e zhvillon nuk do të jenë të gatshëm për përzgjedhje as Thomas Partey e as Eddie Nketiah, për shkak se futbollistët kanë rezultuar poztiv me virusin korova.
Në dyshim për paraqitje është edhe kapiteni i skuadrës Aubameyang, i cili mungoi ndeshjen hapëse që Arsenal e luajti kundër Brenford, për shkak të infektimit me COVID19.
Kujtojmë që White është transferuar nga Brighton tek Arsenal për rreth 50 milionë funta.