Gjatë ditës së sotme është publikuar raporti 24 orësh nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes së cilit është informuar se janë testuar 6086 mostra si të dyshuara për COVID19, ku 888 raste kanë rezultuar pozitive.
Është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 38 pacientë të infektuar paraprakisht me COVID-19 .
Fluksi i kërkesave për vaksinim ka shënuar rritje edhe gjatë 24 orëve të fundit, ku janë vaksinuar 16,905 qytetarë, që numrin e përgjithshëm të dozave të vaksinave të administruara e ka dërguar në 521,737.
Konfirmimi i rasteve të reja, ka shënuar edhe rritjen e rasteve aktive në nivel vendi, shifër kjo që aktualisht tregon se 3489 qytetarë janë te konfirmuar si të infektuar me COVID19.
Nga të dhënat e marra nga Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, aktualisht janë të hospitalizuar 28 pacientë të infektuar me virusin korona, ku 10 nga këta pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi, dhe një pacient po trajtohet me CPAP maskë.