Në UGJ “Fehmi Agani” hapet afati për regjistrimin e studentëve në vitin e ri akademik 2021/2022

Maturantët të cilët kanë kaluar me sukses provimin e maturës shumë shpejt mund t’i nënshtrohen testit për të qenë pjesë e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Afati për regjistrimin e studentëve është hapur nga sot (6 gusht 2021) dhe do të qëndrojë deri më 24 gusht 2021 kështu bëri të ditur Artan Nimani, rektor në UGJ “Fehmi Agani”.

Këtë vit kanë ndodhur edhe disa ndryshime, numri i kuotës për pranimin e studentëve në fakultetin e edukimit është zvogëluar.

Bëjmë të ditur se provimi pranues do të mbahet më 31 gusht.

Read Previous

Chelsea pritet të dërgoj një ofertë të re Interit për Lukakun

Read Next

271 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë, rritje e lehtë e të hospitalizuarve në Gjakovë