QKMF në Gjakovë bëhet me autoambulancë të re

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar pesë autoambulanca të reja për shërbimet emergjente të Kujdesit Parësor Shëndetësor, të blerë nga huamarrja e Bankës Botërore dhe të prokuruara nga UNOPS (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime e Projekte). E njëra nga përfituesit e kësaj autoambulance është edhe QKMF në Gjakovë.

Dr. Flori Bakalli po thotë se deri tani kemi pesë autoambulanca. E fatmirësisht këtë që e pranuam është me kushtet më të mira nga gjithë këto që i kemi.

Bëjmë të ditur se komunat përfituese të autoambulancave janë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Mitrovica dhe Gjilani.

Read Previous

LDK: Rritja e çmimeve të produkteve elementare në Kosovë, shqetësuese

Read Next

Rritet numri i lexuesve në bibliotekën e qytetit