Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë sot dy seanca plenare

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të premten në orën 11:00 në seancë plenare, për të votuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara, ndërsa më pas do të mbajë seancë të re.

Në seancën e re, e cila pritet të fillojë në orën 12:00, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare Kuvendi do të shqyrtojë në lexim të parë Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, si dhe atë për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve.

Pikë e fundit e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e drejtorëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit./KP/

Read Previous

Mbi një mijë raste aktive ne COVID-19 në Kosovë

Read Next

​Epidemiologu Fauci paralajmëron: Varianti tjetër i virusit mund të jetë më i rëndë