Dy të vdekur dhe 195 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.537 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 469.857 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 164.290 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 3.730 testime, 195 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.704.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1065.

May be an image of text

Read Previous

40 mbledhje për 4 vjet ka mbajtur legjislatura aktuale

Read Next

Një pjesë e objektit “Elektromotori” përfshihet nga zjarri