Klubi i futbollit “Vëllaznimi” tashmë ka nisur një fazë të re, e së bashku me të kanë filluar edhe ndërrimet dhe risitë që nga trajneri i ri Granit Begolli, ndërrimi i statusit të ekipit nga OJQ në shoqëri aksionare si dhe mbi 10 trasnsfere të reja me lojtarë vendor dhe të huaj. Këto përforcime menaxheri gjeneral i ekipit, Besnik Gojani, i ka cilësuar si të domosdoshme sidomos ato që kanë të bëjnë me ndryshimin e strukturës së klubit sepse njerëzit profesionistë i duhen kësaj skuadre.
Gojani gjithashtu është shprehur optimist me idenë se ndryshimet e reja do të sjellin edhe suksese tek rangimi i skuadrës.
Mbetet të shihet nëse transferet e reja do të jenë frytdhënëse për skuadrën e Vëllaznimit duke u prezantuar fuqishëm në secilën ndeshje.