Kurti kundërshton kërkesat për heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Është mbajtur mbledhja e gjashtë e Komitetit për Komunitete në sallën e kuvendit komunal. Tri pikat e rendit të ditës u kaluan duke u aprovuar nga komisioni dhe anëtarët e tjerë, ndërsa i gjithë fokusi në këtë takim pune ishte tek Drejtoria për shërbime publike. Drejtori tha që po bëhen investime infrastrukturore për mirëqenien e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.
Komunitetet jo shumicë përballen me sfida të ndryshme çdo ditë, dhe kërkesat e tyre duhet të mos hasin në vesh të shurdhër tha përfaqësuesi i komunitetit rom.
Gjithashtu Drejtori i shërbimeve publike për rrugën “Lekë Dukagjini” në Dardani tha që më nuk do të presin nga qeveria për buxhetimin e kësaj rruge por do ta finalizojnë në shtator me mjete të kuvendit komunal të Gjakovës.