Ministrat Vitia dhe Krasniqi vizituan sot Qendrën e Komuniteteve në Gjakovë

Ministri i Shëndetsisë Arben Vitia dhe Ministri i Ministrisë së pushtetit lokal Elbert Krasniqi kanë vizituar sot qendrën e komuniteteve në paralagjen Brekoc të Gjakovës, qëllimi i kësaj vizite ishte sensibilizimi i komuniteteve rom, egjiptjan dhe ashkali për marrjen e vaksinës anti-covid.

I pyetur nga televizioni Syri se a ka teste për të detektuar variante të reja të virusit ministri Vitia tha se po.

Duhet promovuar edhe pjesëmarrja e komuntieteve në vaksinim, dhe për këtë ne jemi këtu sot, tha ministri Krasniqi;

Nikoqiri i kësaj vizite kryetari Ardian Gjini u shpreh që është mirë që ka më shume sensibilizim, dhe që komunitetet të kenë një ritëm më të përshpejtuar të vaksinmit.

Ekipet e vaksinimit sot gjatë tërë ditës do vaksinojnë qytetarët e komuniteteve në fjalë, në këtë qendër ku fatmirësisht interesimi ishte i mjaftueshëm..

Gjithashtu edhe përzgjedhja e vaksinës në mes të Astra zenecas dhe Pfizer ju takon vet qytetarëve.

Read Previous

Arsyet e fshehjes së likeve nga Instagram!

Read Next

Katër raste pozitive me Covid-19 sot në Kosovë