Një tjetër pushues ka humbur jetën duke u mbytur në det. Viktima është një i moshuar nga Kosova i cili kishte zgjedhur bregdetin e Lezhës për të pushuar. Policia njoftoi se rreth mesditës, në plazhin e Kunes, është mbytur në det shtetasi Z.Z., rreth 77 vjeç, banues në Kosovë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.
Mbytet një pushues kosovar në plazhin e Kunes