Qytetarët sytë nga Gjykata, presin vendimin për largimin e serbes nga Banesa e Komunës

Shtetasja serbe nuk është në banesë.Për ta verifikuar këtë ekipi ynë ka shkuar edhe te banesa mirëpo serbja nuk ka qenë aty.

Sipas burimeve të televizionit Syri, Dragica Gashiç është larguar në orët e vonshme të së mërkurës mirëpo ajo ka deklaruar se të hënën do të kthehet përsëri në Gjakovë.Mediumi ynë në kronikën e realizuar me 30 qershor ka raportuar se komuna e Gjakovës e ka të drejtën për të bërë padi. Dhe ashtu ndodhi komuna e Gjakovës ka dorëzuar padi në Gjykatën themelore në Gjakovë për anulim të kontratës konretisht për të marrë masë të përkohshme.https://www.syri-vision.tv/

Ndërsa sot ne kemi kërkuar përgjigje nga Gjykata,ku nga zyra e informimit është konfirmuar se Gjykata Themelore ka pranuar padi për anulim të kontratës me kërkesë për masë të parakohshme nga Komuna e Gjakovës.Poashtu nga Gjykata janë deklaruar se Gjykata themelore nuk ka marrë asnjë vendim deri më tani për këtë qështje. https://www.syri-vision.tv/

Por tash qytetarët kanë drejtuar sytë nga gjykata. Ata thonë se nëse nuk merret vendim për largimin e serbes nga Gjakova do të protestojnë.https://www.syri-vision.tv/

Ndërsa banorët e lagjes Orize thonë se prej se është kthyer serbja këtu ata po jetojnë të stresuar.Ata duan që të merret një vendim sa më parë.https://www.syri-vision.tv/

Kthimi i shtetases serbe vazhdon të jetë shqetësues për nënët gjakovare.Nesrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave thotë se institucionet shtetërore janë ato që duhet të veprojnë sa më parë.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Kuvendi mblidhet javën e ardhshme

Read Next

Moti sot