Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar 13 kandidatë për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.
Sipas këtij subjekti politik, Këshilli Drejtues ka miratuar emrat e 13 kandidatëve, ndërsa në proces është miratimi edhe i kandidatëve të tjerë.
Emrat e kandidatëve për AAK që do të kandidojnë:
Agron Kuçi, Junik
Ardian Gjini, Gjakovë
Ali Krasniqi, Obiliq
Bali Muharremaj, Suharekë
Bashkim Ramosaj, Deçan
Bekë Berisha, Istog
Besnik Tahiri, Podujevë
Daut Haradinaj, Prishtinë
Faton Jakupi, Kamenicë
Mensut Ademi, Vushtrri
Rrustem Berisha, Pejë
Smajl Latifi, Rahovec
Zenun Elezaj, Klinë.
/GazetaSinjali/