Festivali Mural Fest ka mbajtur edicionin e 6-të. Kësaj radhe ky festival krahas Ferizajit ka zgjeruar aktivitetin e tij edhe në qytetin e Gjakovës, gjë që ka qenë më e vështirë për tu realizuar, por që përkundër vështirësive ia kanë dalë, tha ndër të tjera drejtoresha ekzekutive e këtij festivali.
Ky edicion i është dedikuar sfidave që i kanë përcjellur qytetarët e Kosovës që nga lufta e fundit e deri më sot. Sipas Ideal Zhavelit nga Activism Roots sjellja e dy artistëve ndërkombëtarë për të punuar në Gjakovë ka qenë synim kryesor i yni.
Mateo thotë të jetë mahnitur nga mikëpritja në Gjakovë.
Kam dëgjuar për mural fest 2 apo 3 vite më parë pasi që shumë artistë të rëndësishëm kanë qenë pjesë e festivalit viteve të kaluara. Është hera ime parë këtu dhe njerëzit kanë qenë mikëpritës. Ky festival do të jetë edhe më I mirë në të ardhmen.
Mbyllja zyrtare e këtij festivali pritet të ndodhë me 20 qershor, ndërsa në qytetin e Gjakovës dy muralet e parapara pritet të përfundojnë sot.