Haradinaj e quan “dështim të plotë” takimin Kurti-Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut, por palët nuk u morën vesh për temat e ngritura.

Për këtë takim ka reguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e cilësoi si dështim të kryeministrit Kurti.

“Dështim i plotë i Kryeministrit Kurti në procesin e dialogut”.

Është e habitshme, pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij. Prioritet i parë i tij na qenka shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA. Qesharake. Ashtu si edhe prioriteti i dytë, marrëveshja për paqe mes dy vendeve, e po ashtu edhe qasja për të pagjeturit. Njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqen, edhe statusin më të avancuar ekonomik, por edhe hap shtigje për zbulimin e të vërtetës për të pagjeturit.

Përndryshe, kjo qasje për të biseduar për tema, pa e njohur shtetet njëra tjetrën, siç kishte ndodhur më parë në procesin e dialogut, nuk ka rezultate, e në këtë fazë është edhe e rrezikshme për vendin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./GazetaSinjali

Read Previous

Shqiptohen 2100 gjoba për kundërvajtësit dhe konfiskohen 50 patent shoferë për dy javë në Gjakovë

Read Next

Fillon renovimin i emergjencës në spitalin “Isa Grezda”