Gjini: Gjakovë, urime Dita e Çlirimit

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka uruar 22 vjetorin e çlirimit të kësaj komune.

Gjini ka shkruar se liria u pagua shtrenjtë, me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve.

Ai ka nënvizuar se asnjëherë nuk do ta harrojnë sakrificën e tyre.

“Gjakovë, urime 14 Qershori, Dita e Çlirimit! Në këtë datë të shënuar, reflektojmë se liria u pagua shtrenjtë, me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë. Asnjëherë nuk do të harrojmë sakrificën e tyre, por edhe obligimin tonë të përbashkët që të punojmë me nder që të bëjmë Kosovën një vend më të mirë për të jetuar!”, ka shkruar Gjini.

Read Previous

434 raste aktive me coronavirus në vend

Read Next

Sot do të shpallet fituesi i garës për kryetar të PD-së